Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Duka konfirmon Shqipërinë në Evropian

Kreu i FSHF-së, Armand Duka, është shfaqur tejet i emocionuar pas triumfit të Shqipërisë ndaj Çekisë.

Shqipëria triumfoi 3:0 ndaj Çekisë në Tiranë, fitore kjo që e forcon në krye të Grupit E me 13 pikë të mbledhura, ndërsa deri në fund të këtij cikli eliminator i ka edhe dy ndeshje për t’i zhvilluar.

Sipas tij, me këtë triumf, Shqipëria jo më njërën por me dy këmbët është në “Euro 2024”.

“Të gjithë jemi të lumtur për këtë trepikësh. Jemi me dy këmbë në Evropian. Jam i bindur që do bëjmë edhe më shumë. Këtë fitore sot e kam shijuar më shumë. I kisha lënë të gjitha për fitoren e sotme. Na takon që të festojmë gjatë. Dua të përqafoj gjithë stadiumin sot. Tani kemi më shumë eksperiencë, do bëjmë më mirë në Evropian. Është e vështirë të fle sot”, tha ndër të tjera Duka.

Artikuj të ngjashëm