Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Duka qan nga gëzimi: Nuk ka më mirë se kaq

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ishte tejet i emocionuar pas kualifikimit të Shqipërisë në Evropianin e vitit të ardhshëm që mbahet në Gjermani.

Shqipëria barazoi 1:1 në udhëtim te Moldavia për ta siguruar pjesëmarrjen për herë të dytë në këtë turne.

Pas përfundimit të ndeshjes, Duka ishte tejet i emocionuar dhe përgëzoi të gjithë për këtë arritje të madhe. Ai mbante plisin në kokë, ndërsa nuk i munguan as lotët e gëzimit pas kualifikimit të kuqezinjve.

“Përgëzoj të gjithë, nuk ka më mirë se kaq. Sylvinho, lojtarët, tifozët, të gjithë e bënë këtë skuadër. E kemi edhe një ndeshje, por është diçka madhështore që jemi kualifikuar. Të gjithë janë të mrekullueshëm dhe uroj të gjithë për këtë sukses të përbashkët. Tani është akoma më e vështirë për ne është sukses që shkojmë në Evropian, do të mundohemi të bëjmë më mirë, por aty marrim pjesë skuadra të forta. DO të përpiqemi të bëjmë më të mirën”, ka thënë Duka.