Ka nisur në Tiranë ndeshja shumë e rëndësishme, e vlefshme për kualifikimet për Evropianin “Euro 2024”, Shqipëri-Çeki.
E vlefshme për Grupin E, takimi ka rëndësi të madhe për të dyja kombëtaret. Në rast të triumfit, Shqipëria i afrohet me hap të madh kualifikimit në “Euro 2024”.
Para nisjes së takimit, Shqipëria i prin grupit me 10 pikë. Çekia është e dyta me tetë, aq sa ka edhe Moldavia. Polonia është e katërta me gjashtë e në fund Ishujt Faroe me një.
Dy ekipe kualifikohen në Evropian.
https://www.koha.net/sport/395307/publikohet-formacioni-shqiperi-ceki/