Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shpresat me mendje te kualifikimet e ardhshme

Përfaqësueses U21 të Kosovës në futboll i kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund të ciklit kualifikues për Evropianin e vitit 2023. Dy prej tyre do t’i luajnë këtë muaj kundër Sllovenisë.

Por te Kosova U21 mendjen e kanë në kualifikimet e ardhshme.

Është drejtori teknik i FFK-së, Albert Bunjaki, që thotë se do të mundohen ta përgatisin sa më mirë gjeneratën e re për kualifikimet e ardhshme.

Kosova U21 ndeshjen e parë e luan të premten në Prishtinë, ndërsa të dytën më 29 mars në Slloveni.

Bunjaki drejton Shpresat në këto dy ndeshje.

Edhe Kosova U21 i nis përgatitjet për ndeshjet vendimtare Futboll Kosova U21 i nis përgatitjet për ndeshjet vendimtare

“Nga 23 lojtarë të ftuar në këtë grumbullim, 11 prej tyre kanë të drejtë loje në kualifikimet e ardhshme dhe këtu është edhe fokusi ynë. Pra, ndërtimi i një ekipi kualitativ për ciklin e ardhshëm kualifikues”, ka thënë Bunjaki.

Bunjaki e ka vlerësuar Slloveninë si kundërshtare shumë të fortë, sidomos në aspektin fizik.

Ndërkohë kapiteni i Shpresave, Edvin Kurtulush, është shprehur optimist para këtyre dy ndeshjeve. Mbrojtësi Kurtulush luan në Suedi te Hammarby.

“Do të mundohemi të përgatisim sa më mirë gjeneratën e re për kualifikimet e ardhshme dhe për t’u kualifikuar në Evropian. Besoj se me këtë ekipi që kemi dhe me trajnerin aktual do të bëjmë punë të mirë”, tha Kurtulush.

Në këtë grumbullim mungon Ismet Lushaku, i cili nuk ka udhëtuar fare pasi ka rezultuar pozitiv për koronavirus.

Edhe Shpresat e Kosovës presin përkrahje në ndeshjen e fundit në shtëpi Futboll Shpresat e Kosovës presin përkrahje në ndeshjen e fundit në shtëpi

Kosova është e parafundit në Grupin G. Prapa e ka vetëm Andorrën.

Çekia është lidere me 13 pikë, kurse Anglia është në vendin e dytë me dhjetë pikë. Shqipëria zë vendin e tretë me nëntë pikë. Sllovenia i ka tetë pikë, kurse Kosova gjashtë.