Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shotani: Penalltia na dëmtoi në aspektin psikik

Një penallti e shënuar në fillim të pjesës së parë, ka bërë që Llapi të fitojë ndaj Drenicës me rezultatin 1:0 në xhiron e 19-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Pikërisht, ky ishte momenti vendimtar në disfatën që e pësoi Drenica, ka thënë pas ndeshjes trajneri i skuadrës së “kuqezinjve”, Bekim Shotani.

“Penalltia që morëm na dëmtoi në aspektin psikik. U munduam që të ndryshojmë në sistemin e lojës, bëmë ndryshime për të qenë më ofensiv. Kërkuam me çdo kusht ta barazojmë rezultatin dhe dhamë më të mirën. Ne bëmë jashtëzakonisht mirë, por nuk arritëm të shënonim golin që do të na siguronte një pikë”, ka thënë Shotani.