Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shotani: Nuk e përballuam presionin e Ballkanit

Trajneri i Drenicës, Bekim Shotani ka thënë se skuadra e tij nuk e përballoi presionin e kundërshtarit dhe për këtë arsye mbeti pa pikë në Suharekë. Ballkani fitoi 2:1 ndaj Drenicës me gol të shënuar në minutat e fundit.

“Kemi marrë masat në stërvitje për pikat e forta të Ballkanit. Në aspektin tekniko-taktik ishim të detyruar të luajmë në këtë mënyrë, duke pasur parasysh ekipin që kishim përballë. Shënuam gol me kundërsulm, por nuk e përballuam presionin e kundërshtarit. Topat që i kemi humbur i kemi rikuperuar me vështirësi dhe kështu dështuam dhe morëm golin. Fondi i lojtarëve vendos mënyrën se si luajmë ne. Kemi ekip që kryen më shumë detyra defanzive dhe kjo është pika që na ka dhënë pozitivitet edhe në vjeshtë. Të dy ndeshjet i kemi humbur me fajin tonë”, ka thënë Shotani.