Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shokohet Bayerni, Freiburgu e eliminon nga Kupa

Një gol i sënuar nga Lucas Hoeler i Freiburgut në minutën e 95-të i ka kushtuar me eliminim nga Kupa e Gjermanisë gjigantit Bayern Muenchen.

Holer shënoi golin e fitores 2:1 nga penalltia në ndeshjen çerekfinale të Kupës gjermane. Kjo ndeshje u zhvilluar të martën në “Allianz Arena”.

Bayerni ishte i pari që kaloi në epërsi me Dayot Upamecanon në minutën e 19-të, por në 1:1 shifrat i barazoi Nicolas Hoefler në minutën e 27-të, derisa fitoren Freiburgut ia siguroi Lucas Hoeler në minutën e 95-të nga penalltia.

Ishte kjo disfata e parë e Bayernit nën drejtimin e Thomas Tuchelit. Ai zëvendësoi trajnerin e shkarkuar Julian Nagelsmann.

Artikuj të ngjashëm