Skuadra e kategorisë së tretë në futbollit gjerman, Saarbrucken, e ka shkaktuar befasinë më të madhe të mërkurën mbrëma në futbollin evropian.
Saarbrucken fitoi në shtëpi kundër gjigantit të futbollit gjerman dhe evropian, Bayern Munichut, dhe e ka eliminuar nga Kupa e Gjermanisë.
Fitorja 2:1 e vendësve ka bërë që të kalojnë në raundin e 1/8 së finales së Kupës së Gjermanisë.
? GOAL | HISTORY | Bayern have just been eliminated from the German cup by third division team Saarbrucken
— VAR Tático (@vartatico) November 1, 2023
pic.twitter.com/HOGRcp6Lqf
Thomas Mueller i dha epërsinë mysafirëve në minutën e 16-të.
Në minutën e parë të shtesës në pjesën e parë, Patrick Sontheimer i barazoi shifrat, ndërsa golin e fitores për vendësit e shënoi Marcel Gaus, në minutën e gjashtë të kohës shtesë.