Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bayerni mposhtet nga skuadra e kategorisë së tretë

Arijon Ibrahimoviq

Bayern Muncheni është mposhtur nga skuadra e kategorisë së tretë të futbollit gjerman, Wehen, me rezultatin 2:1. 

Ndeshja e zhvilluar të shtunën pasdite në Wiesbaden ishte miqësore. 

Ibrahim Ati Allah e kaloi në epërsi Wehenin në minutën e dhjetë. 

Bayerni i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 58-të me golin që e realizoi Tom Bischof nga penalltia. 

Ndërsa golin e fitores 2:1 për Wehenin e shënoi Lukas Schleimer në minutën e 85-të. 

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimoviq, luajti nga fillimi i pjesës së dytë për bavarezët. 

Bayerni u shfaq pa disa prej futbollistëve kryesorë, pasi trajneri Vincent Kompany shfrytëzoi rastin për t’u dhënë minuta lojtarëve të rinj. 

Edhe Arijon Ibrahimoviq asiston te Bayerni Futboll Arijon Ibrahimoviq asiston te Bayerni

Bayerni edicionin e kaluar e fitoi titullin e kampionit në Gjermani. 

Për gjigantin gjerman, kjo ishte miqësorja e parë në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri.

Bayerni do të zhvillojë edhe katër përballje të tjera miqësore gjatë fazës përgatitore.