Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Arijon Ibrahimoviq asiston te Bayerni

Arijon Ibrahimoviq

Arijon Ibrahimoviq

Futbollisti me rrënjë nga Kosova, Arijon Ibrahimoviq, ka bërë asistim të premten për Bayernin.

Kampioni gjerman fitoi 2:1 ndaj Aston Villas në miqësoren në Hong Kong.

Ibrahimoviqi asistoi në golin e dytë të Bayernit, të cilin e realizoi Luis Diaz në minutën e 73-të. 20-vjeçari e kompletoi ndeshjen për gjigantin bavarez. 

Kim Min-Jae e shënoi golin e parë për Bayernin. Për Aston Villan, fituesen në fuqi të Ligës së Evropës, realizoi Joao Gomes.