Bayern Muncheni ka vazhduar me formë jo të mirë edhe në Bundesligë.
Bavarezët të premten mbrëma barazuan 2:2 në udhëtim te Freiburgu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoChristian Gunter i dha epërsinë vendasve në minutën e 12-të.
Megjithatë, Bayerni ia doli ta barazojë rezultatin me një gol të bukur të të riut Mathys Tel në minutën e 35-të.
Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel gjeti golin e epërsisë në minutën e 75-të. Me një veprim individual, shënoi Jamas Musiala.
Por kur mendohej se fitorja do t’i takonte mysafirëve, në skenë doli Lucas Holer, që barazoi në minutën e 87-të.
Me barazim, Bayerni ka 54 pikë në vendin e dytë, shtatë më pak se lideri Leverkuseni, që të dielën luan në udhëtim ndaj Kolnit.
Freiburgu është i nënti me 30 pikë.