Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Stuttgarti i bashkohet Bayernit në finale të Kupës

Stuttgarti

Stuttgarti ka kaluar në finale të Kupës së Gjermanisë pas fitores dramatike ndaj Freiburgut.

Stuttgarti fitoi 2:1 pas vazhdimeve, me gol të minutës së 119-të. Shënues ishte Tiago Tomas.

Maximilian Eggestein shënoi për Freiburgun fillimisht në minutën e 28-të, kurse shifrat i barazoi Deniz Undav në minutën e 70-të pas një kundërsulmi të shpejtë.

Finalja Bayern - Stuttgart luhet më 23 maj në Berlin.