Bayern Munichu do të përballet me Stuttgartin në finalen e Kupës së Gjermanisë, të shtunën nga ora 20:00 në “Olympiastadion” të Berlinit.
Bavarezët synojnë tjetër trofe, pas titullit, ndonëse ishin në kërkim të tripletës. Por, Bayern u eliminua në gjysmëfinale të Championsit nga Paris Saint-Germaini dhe të shtunën e zhvillon ndeshjen e fundit të sezonit.
Bayerni e ka mposhtur Stuttgartin tri herë në këtë sezon duke i shënuar 11 gola e duke i pranuar vetëm tri.
Bayerni e mbylli sezonin në Bundesligë me 16 pikë më shumë se Dortmundi, duke i shënuar 122 gola në 34 ndeshje që është rekord i ri në elitën gjermane.
Bayerni është 20 herë fitues i Kupës së Gjermanisë, por nuk e ka ngritur lartë këtë trofe prej vitit 2020.
Edhe
Stuttgarti i bashkohet Bayernit në finale të Kupës
Për Stuttgartin është finalja e dytë, pas triumfit që e pati edicionin e kaluar.
Bayerni e Stuttgarti u ballafaquan në fillim të sezonit në ndeshjen e Superkupës së Gjermanisë. Bayerni fitoi 2:1 me golat e Harry Kanet dhe Luis Diazit. Jamie Leweling e shënoi golin për Stuttgartin.