Cristiano Ronaldo e Sadio Mane shënuan nga dy gola në fitoren e Al-Nassr kundër Al-Ittihadit me rezultatin 5:2.
Kjo ndeshje u zhvillua të martën dhe i takoi javës së 17-të të elitës së futbollit të Arabisë Saudite.
Ronaldo shënoi golin e parë nga penalltia në minutën e 19-të.
Nga penalltia shënoi edhe golin e dytë në minutën e 68-të, derisa Mane i realizoi dy golat, të parin në minutën e 76-të, kurse të dytin në minutën e 82-të.
Në golin e parë të Al-Ittihadit, asistues ishte Karim Benzema.
Për Al-Ittihadin luajti edhe N’Golo Kante.
Al-Nassr është në vendin e dytë me 43 pikë, kruse Al-Ittihadi në pozitën e gjashtë me 28 pikë.
Al-Hilal është në vendin e parë me 50 pikë.
Artikuj të ngjashëm