Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mane dhe Benzema shënojnë në Kupë të Arabisë Saudite

Sadio Mane ia ka siguruar kalimin tutje Al-Nassrit në “King Cup” të Arabisë Saudite.

Mane e shënoi golin në minutën e 107-të në fitoren 1:0 ndaj Al-Ettifaqit. Në këtë takim u paraqit edhe Cristiano Ronaldo.

Ndërkohë, gol të martën shënoi edhe Karim Benzema, i cili shënoi golin e tretë në fitoren e Al-Ittihadit. Francezi shënoi në minutën e 94-t, derisa Al-Ittihadi fitoi ndaj Al-Feihas me shifrat, 3:0.