Futboll

Ronaldo dhe Al-Nassri avancojnë në finale të Superkupës

Al-Nassri - Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo me Al-Nassrin kanë avancuar në finale të Superkupës së Arabisë Saudite. 

Al-Nassri të martën pasdite në gjysmëfinale e eliminoi Al-Ittihadin duke e mposhtur me rezultatin 2:1. 
Sadio Mane e kaloi në epërsi Al-Nassrin në minutën e dhjetë. Al-Ittihadi shifrat i barazoi gjashtë minuta më pas me golin që e realizoi Steven Bergwijn. 

Joao Felix e shënoi golin e fitores 2:1 në minutën e 61-të. Ai u asistua nga legjenda e futbollit, Ronaldo. 

Sane përveç se e shënoi golin e epërsisë ai në minutën e 25-të u ndëshkua direkt me karton të kuq. 

Tek Al-Ittihadi ndeshjen e kompletoi mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj. 

Al-Nassri në finale do ta pret fituesin e ndeshjes ndërmjet Al-Qadisiyat dhe Al-Ahlit.

Finalja zhvillohet të shtunën nga ora 12:00.