Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ronaldo e Al Nassri avancojnë në finale të “AFC Champions League 2”

Cristiano Ronaldo

Ndonëse u paraqit në fushë deri në minutën e 78-të, ylli portugez Cristiano Ronaldo, nuk shënoi asnjë gol, në fitoren e thellë 5:1 të Al Nassr kundër Al Ahli Dohas.

Gjysmëfinalja e “AFC Champions League 2”, u zhvillua të mërkurën mbrëma.

Me fitore, Al Nassr ka siguruar finale të “Champions League 2” të Azisë.

Në finale, Al Nassr do të përballet me Gamba Osaka.

Finalja luhet më 16 maj.