Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

977 gola për Ronaldon

977 gola për Ronaldon

Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, e ka shënuar golin e parë në edicionin 2026/27 në elitën e futbollit arab. 

Ronaldo shënoi gol të premten mbrëma në fitoren 4:0 të Al-Nassrit ndaj Al-Riyadhit. Ndeshja i takoi xhiros së dytë.  

Për portugezin ishte goli i 977-të në karrierë. Ai tani është vetëm 23 gola larg shifrës së 1000 golave. 

41-vjeçari në lojë u inkuadrua në minutën e 62-të, kurse në minutën e 83-të realizoi për 4:0. 

Golat e tjerë për Al-Nassrin i shënuan Abdulelah Al Amri, Angleo dhe Joao Felix. 

Al-Nassri ka gjashtë pikë pas dy ndeshjeve.