Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ronaldo shkëlqen me dy gola në fitoren e Al-Nassrit

Cristiano Ronaldo

Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka shkëlqyer të shtunën mbrëma duke shënuar dy gola në fitoren e Al-Nassrit.

Al-Nassri në kuadër të xhiros së 23-të të elitës së futbollit arab e mposhti thellë 4:0 në shtëpi Al-Hazemin.

Portugezi Ronaldo e hapi serinë e golave në minutën e 13-të. 40-vjeçari e shënoi edhe golin e katërt në minutën e 79-të.

Dy golat e tjerë për Al-Nassrin i realizuan Kingsley Coman dhe Angelo.

Qendërsulmuesi Ronaldo tashmë ka 964 gola në karrierë. Ai po i afrohet gjithnjë e më shumë shifrës së 1000 golave.

Al-Nassri ka 55 pikë dhe e zë vendin e parë. Al-Hazemi renditet në pozitën e 12-të me 24 pikë.

Edhe Ronaldo arrin shifrën e 978 golave në karrierë Futboll Ronaldo arrin shifrën e 978 golave në karrierë