Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo shënon në fitoren e Al-Nassr, i afrohet në tri pikë liderit

Cristiano Ronaldo ka shënuar një gol në fitoren e Al-Nassr që fitoi në udhëtim 2:0 të martën ndaj Al-Taee. Ronaldo shënoi golin nga penalltia në minutën e 52-të, kurse golin e dytë e realizoi Anderson Talisca në minutën e 80-të.

Me këtë fitore i është afruar liderit të Arabisë Saudite Al-Ittihadit në tri pikë. Al-Ittihadi barazoi në udhëtim ndaj Al-Hilalit 2:2.

Të dyja ndeshjet e zhvilluara të martën mbrëma i takuan javës së 27-të të elitës së futbollit të Arabaisë Saudite.

Al-Ittihadi zë vendi ne parë me 63 pikë, kurse në pozitën e dytë është Al-Nassr me 60 pikë. Me barazim pikësh, Al-Ittihadi bëhet kampion për shkak të ndeshjeve direkte më të mira. Kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në fund.