Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ronaldo shkëlqen në fitoren e Al-Nassrit

Cristiano Ronaldo

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka shkëlqyer të shtunën në fitoren e skuadrës së Al-Nassrit.

Al-Nassri në kuadër të xhiros së shtatë të elitës së futbollit arab fitoi 2:1 ndaj skuadrës Al-Fayha.

Ronaldo i shënoi të dy golat e fitores për Al-Nassrin.

Fillimisht, 40-vjeçari Ronaldo, i barazoi shifrat në minutën e 37-të.

Ndërsa krejt në fund të ndeshjes e realizoi golin e fitores 2:1 nga penalltia.

Ronaldo tashmë ka 952 gola në karrierë.

Edhe Ronaldo edhe më afër shifrës së 1.000 golave Futboll Ronaldo edhe më afër shifrës së 1.000 golave

Ai është afruar edhe më shumë shifrës së 1000 golave.

Al-Nassri është lider me 21 pikë. Al-Fayha e zë vendin e dhjetë me tetë pikë.