Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkarkohet trajneri i Zenelit te Reimsi

Trajneri i Reimsit, Oscar Garcia, është shkarkuar të enjten nga detyra.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi francez, që ka thënë se spanjolli nuk i ka arritur pritshmëritë.

Reimsi ka marrë vetëm tetë pikë nga 10-të ndeshjet e para në ligë, por e ndali liderin Paris Saint-Germainin në fundjavë në barazimin pa gola.

Reimsi ka shkruar në komunikatë për media se Garcia është shkarkuar pas shikimit të rezultateve, të cilat nuk janë ato të cilat ishin pritur dhe se një gjë e tillë është bërë për t’i mbrojtur interesat e institucionit.

Zëvëndëstrajneri William Still do ta udhëheqë përkohësisht skuadrën, pjesë e së cilës është edhe futbollisti i Kosovës, Arbër Zeneli.

Garcia iu bashkua Reimsit në qershor të vitit 2021 dhe kishte nënshkruar kontratë trevjeçare.

Ai bëhet trajneri i katërt në ligën franceze që shkarkohet këtë sezon, pas Peter Boszit të Lyonit, Michel Der Zakarian të Brestit dhe Jean-Marc Furlan të Auxerreit.

Artikuj të ngjashëm