Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeneli në listën e lojtarëve që mund të largohen

Arbër Zeneli është në listën e lojtarëve që mund të largohen nga skuadra e Reimsit francez.

Së fundmi, ai ka luajtur për skuadrën B të Reimsit.

Dhe mediumi francez “L’Equipe”, ka shkruar të premten se 28-vjeçari është në listën e transferimeve.

Zeneli hasi në vështirësi për ta siguruar vendin e titullarit te Reimsi në edicionin e kaluar.

Zhvilloi 26 ndeshje në Ligue 1 dhe në Kupën e Francës, ndërsa e pati një gol të shënuar e katër asistime.

Edhe Zeneli pret të luajë më shumë Futboll Zeneli pret të luajë më shumë

Will Still, trajneri i Reimsit, ka thënë së fundmi se janë disa lojtarë që do të duhet të gjejnë skuadër tjetër, dhe sipas “L’Equipe”, Zeneli është në mesin e tyre.

“Është e vështirë, por bota e futbollit nuk është edhe aq e këndshme. Kemi qenë të qartë për ata të cilët duhet të largohen”, ka thënë Still për mediumin francez.

Zeneli kohë më parë kishte thënë se një ditë do të kthehej tek Elfsborgu.

“Natyrisht se po e mendoj rikthimin në shtëpi një ditë për të luajtur një apo dy sezone me Elfsborgun”, kishte thënë Zeneli në vitin 2020.

Më herët gjatë kësaj vere ka pasur raportime për një transferim të Zenelit në ligën MLS në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe Zeneli nuk i mori pagat për kohën në Turqi Sport Zeneli nuk i mori pagat për kohën në Turqi

Zeneli është rritur te skuadra e Elfsborgut, ndërsa në janar të vitit 206 ishte transferuar te Heerenveni në Holandë.

Nga janari i vitit 2019 është pjesë e Reimsit francez.