Kur drejtuesit e Reimsit shkarkuan trajnerin Oscar Garcia në tetor të vitit të shkuar, klubi francez kishte fituar vetëm tetë pikë nga 10 ndeshjet e para të ligës. Zëvendëstrajneri Will Still u emërua përkohësisht në postin e lënë bosh nga Garcia. Pesë muaj më vonë trajneri anglo-belg pa licencë mbetet i pamposhtur dhe e ka ngritur klubin e Reimsit në vendin e tetë në tabelë, përpara udhëtimit të së dielës te Monaco që zë vendin e tretë.
“Të jem i sinqertë, kur mora drejtimin, lloji i mesazhit urgjent të klubit ishte: 'Will, ne duhet të dalim nga ky skrap i rënies’. Ne duhej të qëndronim larg rënies, sepse është viti i parë që katër skuadra bien nga Ligue 1”, kujton Still.
Është e drejtë të thuhet se tashmë ia ka dalë mbanë. Duke ringjallur të kaluarën e shquar të gjashtë herë kampionit të Francës, Still dhe lojtarët e tij kanë arritur 32 pikë në 16 ndeshje qëkur ai mori drejtimin, duke e bërë Reimsin skuadrën e dytë më të mirë pas liderit të arratisur Paris Saint-Germainit gjatë kësaj periudhe. PSG-ja, e cila ka tetë pikë epërsi ndaj Marseillet, udhëton për në Brest të shtunën. Ndërsa, Marseille e pret Strasburgun në “Stade Velodrome” të dielën. Reimsi është në një seri prej 18 ndeshjesh pa humbje - më e gjata në pesë divizionet më të mira të Evropës - dhe e ka të garantuar pjesëmarrjen në elitën e futbollit francez edhe për sezonin e ardhshëm. Me vetëm 30 vjeç, Still është trajneri më i ri në ligën franceze dhe ende nuk ka përfunduar kualifikimin e tij për të marrë licencën e tij profesionale.
“Asgjë nuk e zëvendëson përvojën, asgjë nuk e zëvendëson atë që keni parë në të vërtetë dhe atë që keni kaluar dhe keni jetuar në fushë dhe jashtë saj”, tha ai. “Po e bëj tani dhe po mësoj nga njerëzit e tjerë, po shoh gjëra të tjera, po zhvilloj veten si person dhe si trajner, kështu që mund të jetë vetëm interesante. Por pa dyshim, nuk mendoj se është e gjitha dhe fundi”.
Pasi filloi si video-analist dhe zbarkoi disa punë si asistent, ai u bë trajneri më i ri në historinë e ligës belge kur u emërua nga Beerschot në moshën 28-vjeçare. Pavarësisht se arriti në vendin e nëntë, ai nuk u mbajt dhe u kthye në punët e zëvendësit me Reimsin, pastaj skuadrën belge Standard përpara se të fillonte një sezon të dytë tek ekipi francez, të cilin ai e shndërroi në një përrallë.
“Njerëzit priren të harrojnë se kam filluar kur isha 21 vjeç si videoanalist dhe tani është, mendoj, sezoni im i tetë apo i nëntë në futbollin profesionist”, tha Still, i cili kurrë nuk luajti futboll në nivel profesionist. "Pra, megjithëse jam vërtet i ri, kam disa vjet pas meje që mund të shikoj prapa dhe të reflektoj”.
Krahas trajnerit Still, zbulimi tjetër i Reimsit këtë sezon ka qenë Folarin Balogun. Në huazim nga Arsenali, sulmuesi 21-vjeçar ka shënuar 15 gola, vetëm tri më pak se golashënuesi më i mirë i ligës, Kylian Mbappe. Në anën tjetër të fushës, Still mund të mbështetet te portieri Yehvann Diouf, i cili ka realizuar një total të jashtëzakonshëm prej 11 portash të pastra në 19 paraqitje, raporti më i mirë në ligë këtë sezon. Sipas statistikave të ligës, Diouf ka pritur 84.6 për qind të goditjeve me të cilat është përballur.
Me fuqinë sulmuese dhe me një mur në portë, pyetja në buzët e të gjithëve është se ku do të ndalet Reimsi?
“Thjesht të përpiqemi të shtyjmë dhe të shohim se ku mund të arrijmë dhe sa më lart të arrijmë aq më mirë është”, tha ai. “Ne duam të jemi konkurrues dhe e dimë se mund të shkojmë më lart, që do të thotë se do ta vazhdojmë rrugëtimin”.