Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja nuk pret telashe në ndeshjen me Reimsin

Paris Saint-Germaini do të luajë kundër Reimsit në kuadër të xhiros së 25-të të elitës së futbollit francez. Ndeshja zhvillohet të dielën prej orës 13:00.

PSG-ja është lidere e Ligue 1 të Francës edhe pas barazimit pa gola me Monacon në xhiron e kaluar.

Me 16 fitore, shtatë barazime e një disfatë, PSG-ja ka grumbulluar 55 pikë nga 24 ndeshje. Ka nëntë pikë më shumë se Bresti i vendit të dytë dhe 13 më shumë se Monaco e vendit të tretë.

Reimsi është i nënti me 34 pikë.

Parisi e synon fitoren e nëntë në dhjetë ndeshjet e fundit në shtëpi, ndërsa nuk di për humbje në 19 paraqitjet e fundit në kampionat.

Reimsin e ka mposhtur pesë herë në shtatë ballafaqimet e fundit, duke e pësuar vetëm një gol gjatë kësaj periudhe.

Edhe Parisi llogarit në fitoren e radhës Futboll Parisi llogarit në fitoren e radhës

Monaco të dielën luan në udhëtim te Strasbourgu, prej orës 15:00.

Ndërkohë, Lille me Edon Zhegrovën luajnë në shtëpi kundër Rennesit të dielën në orën 17:05.

Clermonti i Elbasan Rashanit luan në udhëtim te Metzi, të dielën nga ora 15:00.