Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja në kërkim të fitores së radhës në Ligue 1

Paris Saint-Germaini synon ta shënojë fitoren e radhës në kampionatin e Francës.

Kampioni në fuqi, në kuadër të xhiros së 12-të, është mysafir i skuadrës së Reimsit. Kjo ndeshje luhet të shtunën prej orës 17:00 dhe Parisi synon të reflektojë pas humbjes që Milani ia shkaktoi në Ligën e Kampionëve.

Në kampionat Parisi ka tri fitore rresht dhe ndaj Reimsit po synon të katërtën. Parisi është i dyti në tabelë me 24 pikë, katër më shumë se Reimsi që zë vendin e katërt dhe në tri ndeshjet e fundit ka tubuar 7 pikë.

Lille i Edon Zhegrovës e pret në shtëpi skuadrën e Toulouset, ndeshje kjo që luhet të dielën prej orës 15:00. Në të njëjtën kohë zhvillohen edhe duelet Clermont – Lorient e Metz – Nantes.

Kjo xhiro e Ligue 1 të Francës do të mbyllet me ndeshjen mes Lensit dhe Marseillet, e cila zhvillohet të dielën mbrëma.