Paris Saint-Germaini pritet ta regjistroj fitoren e radhës në Ligue 1 të Francës. Në kuadër të xhiros së 15-të, Parisi luan në shtëpi kundër skuadrës së Nantesit, ndeshje kjo që luhet të shtunën prej orës 21:00. Parisi vlerësohet favorit i madh ndaj Nantesit, ekip që në pesë ndeshjet e fundit ka marrë vetëm katër pikë dhe renditet i nënti në tabelë. Në anën tjetër, Parisi prin në tabelë me 33 pikë dhe është në seri prej pesë fitoreve rresht.
Nice që ka katër pikë më pak se Parisi, përballet me Reimsin të dielën prej orës 13:00.
Të dielën, por prej orës 15:00, Clermonti i Elbasan Rashanit e pret Lillen e Edon Zhegrovës. Lille është i katërti dhe nuk di për humbje në pesë ndeshjet e fundit, ndërsa Clermonti po lufton për mbijetesë dhe ka dy humbje e një barazim në tri përballjet e fundit. Është në pozitën e parafundit në tabelë me 10 pikë, tri më shumë se Lyoni që është i fundit dhe përballet me Toulousen prej orës 17:00.
Kjo xhiro e kampionatit francez, do të mbyllet me duelin e së dielës mes Lorientit dhe Marseillet, i cili nis në orën 20:45.