Portieri Amir Shaipi dhe qendërmbrojtësi Kreshnik Hajrizi e kanë fituar Kupën e Zvicrës me skuadrën e Luganos.
Lugano të dielën gjatë ditës fitoi ndaj St. Gallenit me rezultatin e thellë, 4:1.
Hajrizi u inkuadrua në lojë pesë minuta para fundit të takimit, ndërsa Shaipi ishte titullar në portë.
Te St. Galleni nga minuta e 73-të u inkuadruan në lojë Betim Fazliji e Bastien Toma.
Për skuadrën e Luganos ishte trofeu i katërt në histori të klubit, dhe i pari që prej vitit 1993.