Amir Shaipi është kthyer në portë te Lugano pas një kohe të gjatë, por ndeshja në shtëpi ndaj St. Gallenit në Superligën e Zvicrës të dielën, nuk përfundoi.
Për shkak të të reshurave të mëdha të shiut, ballafaqimi u ndërpre.
Portieri i Kosovës e fitoi rastin sërish te skuadra e elitës zvicerane të futbollit pas lëndimit të portierit të parë, David von Ballmoos.
Ndeshja e fundit e Shaipit 25-vjeçar në portën e Luganos ishte në humbjen 3:1 ndaj Young Boysit në udhëtim më 31 gusht të këtij viti.
Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së 12-të të Superligës së Zvicrës, ndërsa u ndërpre tre minuta pasi nisi pjesa e dytë.
Gjyqtari Mirel Turkes i dërgoi dhomat ekipet në dhomat e zhveshjes. Më pas u testua fusha nëse ishte e gatshme për lojë, por Turkes vendosi për ndërprerjen e saj.
Në momentin e ndërprerjes së ndeshjes, Lugano ishte duke fituar 1:0 falë golit të Kevin Bahrensit në minutën e 24-t. Ndeshja nuk pritet të vazhdojë të dielën.
“Për datën e re do të njoftohet më vonë”, ka shkruar faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Zvicrës.
Shaipi dhe Uran Bislimi në mesfushë ishin titullar te Lugano, kurse te St. Galleni titullar ishin Albert
Vallçi dhe Behar Neziri. Në pjesën e dytë u inkuadrua Shkëlqim Vladi.