Lideri i Superligës së Zvicrës në futboll, Thuni, është në kërkim të portierit të Kosovës, Amir Shaipi.
Kështu ka shkruar të shtunën mediumi “4-4-2” i Zvicrës.
Shaipi kërkohet nga Thuni pasi është lënduar portieri i dytë, Nino Ziswiler.
Shaipi aktualisht është portier i parë te Lugano.
25-vjeçari ka dhuruar paraqitje shumë të mira së fundmi dhe shihet si portier me të ardhme të ndritur.