Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Skuadra që bëri sensacion në Ligën e Kampionëve e kërkon portierin e Kosovës

Amir Shaip

Pas pesë vjetësh te Lugano, Amir Shaipi pritet të largohet. Portieri i Kosovës ka ngjallur interesimin e skuadrës norvegjeze Bodo/Glimt, që bëri befasi në Ligën e Kampionëve.

Është gazeta e madhe zvicerane, Blick, që ka shkruar për interesimin e Bodos për 25-vjeçarin Shaipi.

Ai ka kontratë deri në vitin 2027, por është gati për hapin tjetër në karrierë.

“Secili lojtar dëshiron të bëjë hapin përpara dhe të luajë në top-pesë ligat”, ka thënë Shaipi së fundi për “Blick”.

Sipas gazetës zvicerane, më i mundshëm është kalimi te ndonjë skuadër që luan rregullisht në Evropë, para transferimit në ndonjë skuadër të top-ligave.

Edhe Portieri i Kosovës drejt Kategorisë së Dytë të Spanjës Futboll Portieri i Kosovës drejt Kategorisë së Dytë të Spanjës

Nikita Haikin është portieri i parë i Bodo/Glimtit. Por paraqitjet shumë të mira në Champions kanë bërë që ai të kërkohet nga skuadra të mëdha.

Gjasat janë shumë të mëdha që Shaipi të largohet në verë nga Lugano.