Futboll

Portieri i Kosovës pret penalltinë e Shaqirit

Portieri i Kosovës

Portieri i Kosovës, Amir Shaipi, ka pritur penalltinë e gjuajtur nga Xherdan Shaqiri, ndërsa Lugano mposhti 1:0 Baselin në ndeshjen e javës së 13-të në Superligën e Zvicrës.

Shaipi fillimisht priti penalltinë e gjuajtur nga Shaqiri në minutën e 27-të, ndërsa bëri edhe një pritje tjetër për ta ndihmuar ekipin e tij Lugano ta fitoj ndeshjen në udhëtim me rezultat 1:0.

Shaipi e mbylli ndeshjen me notën më të lart. 

Uran Bislimi e kompletoi takimin.

Te Baseli deri në fund ta takimit luajti Shaqiri, kuse Albian Ajeti u aktivizua në minutën e 56-të.

Lugano është në vendin e katërt me 19 pikë, kurse Baseli në pozitën e dytë me 22 pikë. Thuni në vendin e parë me 31 pikë.

Shaipi në mungesë të Aro Muriqit të suspenduar pritet të paraqitet në portë nga minuta e parë te Kosova për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Sllovenisë më 15 nëntor.