Portieri shqiptar i Luganos në elitën e futbollit të Zvicrës, Amir Shaipi, është lënduar dhe pritet të mungojë për kohë të gjatë. Shaipi, 22-vjeçar, ka pësuar frakturë të vogël në krahun e djathtë gjatë stërvitjes me skuadrën të mërkurën.
Ai duhet të mos ketë angazhim me skuadrën të paktën për tre javët e ardhshme. Në ditët në vijim do të bëhen teste më të thella mjekësore për ta caktuar diagnozën e saktë.
Shaipi me shumë gjasë do të mungojë në gjysmëfinale të Kupës më 5 prill kundër Servettes.
Të shtunën, Lugano do të luajë kundër Zuerichut në Superligën e Zvicrës.