Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shabani suspendohet për tri ndeshje

Meritan Shabani

Mesfushori Meritan Shabani do t’i mungojë Grasshopperit në tri ndeshjet e ardhshme. 24-vjeçari të hënën është suspenduar për tri ndeshje pas ndërhyrjes së ashpër të bërë në një lojtar të Sionit.

Shabani të dielën u ndëshkua direkt me karton të kuq për ndërhyrjen e ashpër dhe të hënën disiplinori i Superligës zvicerane e ka dënuar me tri ndeshje moslojë. Shabani ka dy gola në 21 paraqitje këtë edicion në elitën e Zvicrës për Grasshopperin.

Talenti i dikurshëm i Bayernit është transferuar në Zvicër në tentim për ta kthyer karrierën në rrugën e duhur.

Artikuj të ngjashëm