Albian Ajeti u suspendua të hënën për tri ndeshje nga Federata Zvicerane e Futbollit për ndërhyrje të rëndë në ndeshjen ndërmjet St. Gallenit dhe Luganos.
Të martën klubi i futbollit Lugano ka apeluar vendimin.
Vendimi nëse do t’i ulet dënimi do të merret në ditët në vijim.
Ajeti u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 11-të, pas një ndërhyrjeje të rrezikshme ndaj futbollistit të St. Gallenit, Hugo Vandermersch.
Lugano u mposht thellë, 5:0, në ndeshjen që i takoi xhiros së 13-të të Superligës së Zvicrës.
29-vjeçari Ajeti këtë edicion në 15 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka shënuar gjashtë gola.