Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shabani e mbyll sezonin para kohe

Mesfushori Meritan Shabani e ka përfunduar para kohe sezonin për shkak të lëndimit, ka njoftuar skuadra e Grasshopperit të mërkurën.

Klubi ka bërë të ditur se Shabani ka dëmtuar ligamentet e gjurit të majtë në ndeshjen e fundit kundër Yverdonit. 24-vjeçari gjatë kësaj jave do t’i nënshtrohet operimit dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë për Grasshopperin këtë sezon.

“Lëndimi i Shabanit dhe mungesa e tij, do të jetë një goditje e madhe për ekipin tonë. Ne do të bëjmë të pamundurën që të sigurohemi në rehabilitimin e tij më të shpejt dhe ta shohim përsëri në fushë së shpejti”, ka thënë trajneri Bruno Berner.

Shabani para fillimit të këtij edicioni iu bashkua ekipit zviceran, për të cilin ka regjistruar pesë paraqitje në kampionat.