Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shabani shënon golin e tretë sezonal

Meritan Shabani e ka shënuar golin e tretë të sezonit në Superligën e Zvicrës. Megjithatë, goli i Shabanit nuk i mjaftoi Grasshopperit që u mposht në shtëpi nga Servette me rezultatin 3:2. Ndeshja i takoi xhiros së 32-të të elitës zvicerane të futbollit.

Shabani realizoi në minutën e shtatë për 1:0. Ai luajti deri në minutën e 61-të. Kapiteni Amir Abrashi e kompletoi ndeshjen.

Shkëlqim Demhasaj u inkuadrua në fillim të pjesës së dytë, kurse Florian Hoxha në minutën e 78-të. Grasshopperi ka 40 pikë në pozitën e gjashtë, kurse Servette në vendin e dytë ka 48 pikë.