Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

S'mjafton kontributi i Abrashit e Krasniqit, mposhtet Grasshoppersi

Amir Abrashi

Goli i Amir Abrashit e asistimi i Samuel Krasniqit nuk i kanë mjaftuar Grasshoppersit që u mposht të premten mbrëma nga Servette. 

Servette në kuadër të xhiros së tretë të elitës së futbollit zviceran fitoi 2:1 në shtëpi. 

Abrashi me asistim të Krasniqit e shënoi golin e epërsisë për mysafirët në minutën e 12-të. 

Por kontributi i Abrashit dhe i Krasniqit nuk mjaftoi pasi Servette shënoi dy gola dhe e përmbysi rezultatin në 2:1. 

Samuel Mraz i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 29-të. 

Golin e fitores 2:1 e realizoi Mathis Lambourde në minutën e 75-të. 

Edhe Abrashi i gëzohet golit dhe fitores Futboll Abrashi i gëzohet golit dhe fitores

Abrashi u detyra të largohet nga fusha në minutën e 56-të për shkak të një lëndimi. Krasniqi e kompletoi ndeshjen. 

Te Servette në stol mbeti portieri kosovar, Leo Besson.