Meritan Shabani e ka shënuar golin e dytë rresht në Superligën e Zvicrës me fanellën e Grasshopperit. Shabani shënoi golin e parë të fitores 2:1 të Grasshopperit ndaj Luganos. Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së 26-të të Superligës zvicerane.
Shabani u zëvendësua në minutën e 63-të. Titullar deri në minutën e 84-t ishte edhe Amir Abrashi, derisa Dion Kacuri u inkuadrua në minutën e 92-të.
Shkëlqim Demhasaj mbeti në stol. Te Lugano titullar ishte Uran Bislimi, që u zëvendësua në minutën e 75-të. Albian Hajdari qëndroi në stol.
Artikuj të ngjashëm