Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hajdari shënon gol në disfatën e Luganos

Albian Hajdari ka shënuar gol në disfatën e Luganos në udhëtim te Grasshopperi të dielën.

Lugano u mposht 2:1, ndërsa Hajdari shënoi për barazimin e rezultatit 1:1, në minutën e 83-të. Ishte goli i parë për mbrojtësin 20-vjeçar.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 11-të të Superligës së Zvicrës. Amir Shaipi ishte në portë te Lugano, ndërsa luajtën edhe Shkëlqim Vladi e Uran Bislimi.

Kreshnik Hajrizi ishte në bankën rezervë. Te Grasshopperi u paraqit Amir Abrashi, kurse Florian Hoxha dhe Dion Kacuri ishin në bankën rezervë. Lugano ka 15 pikë në dhjetë ndeshje, kurse Grasshopperi ka 11 pikë.