Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sevilla interesohet për Cavanin

Skuadra e Sevillas ka shprehur interesim për sulmuesin uruguaian Edinson Cavani. Mediumet spanjolle kanë raportuar të premten, se drejtuesit e Sevillas po synojnë transferimin e Cavanit gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi sulmuesi nuk është i kënaqur me minutazhën te Manchester Unitedi.

Te Sevilla, po e shohin Cavanin si zëvendësim ideal për marokenin Youseff En-Nesyri, i cili ka gjasa të largohet në fillim të vitit të ardhshëm. Cavani 34-vjeçar ka kontratë me Unitedin deri në fund të këtij sezoni, në të cilin ka shënuar një gol në tetë ndeshje.