Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sermaxhaj përgëzon lojtarët për disiplinë

Disiplina e madhe taktike ka qenë vendimtare që Malisheva mori pikët e plota në përballjen ndaj Trepçës ’89, ka thënë pas ndeshjes trajneri Sami Sermaxhaj.

Të shtunën, Malisheva fitoi ndaj Trepçës ’89 me rezultatin 4:0.

Ishte vetëm fitorja e dytë në shtëpi e malishevasve këtë sezon.

“Kemi pritur se do të jetë ndeshje e vështirë. Përgëzoj djemtë për disiplinën e madhe taktike, për presingun që ishte mirë i organizuar nga lojtarët. Epilogu final është si rezultat i dy golave të parë. Trepça ’89 bëri ndryshime të disa lojtarëve, ndërsa lejoi hapësira. I përgëzoj djemtë për angazhimin dhe disiplinën taktike”, tha fillimisht Sermaxhaj.

Malisheva ndeshjen e ardhshme e luan në Klinë te Dukagjini. Trajneri Sermaxhaj pret ndeshje të vështirë.

“Këto tri pikë janë shumë të rëndësishme pasi fituam në shtëpi. Tani kemi sfidë të vështirë dhe këto tri pikë harrohen për ndeshjen e radhës”, deklaroi Sermaxhaj.

Artikuj të ngjashëm