Skuadra e Malishevës po avancon 1:0 kundër Trepçës ’89.
Kjo ndeshje po luhet në stadiumin “Liman Gegaj” dhe i takon xhiros së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Golin e epërsisë për Malishevën, e shënoi Bleart Tolaj në minutën e 32-të.
Duhet cekur se kjo ndeshje filloi me një vonesë prej 20-të minutash pasi arbitri kryesor Dardan Çaka mati dimensionet e të dyja portave.