Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Malisheva ka shënuar dy gola ndaj ’89-shit

Skuadra e Malishevës ka shënuar dy gola të shpejtë në fillim të pjesës së dytë.

Malishevasit janë duke fituar me rezultatin 2:0 ndaj Trepçës ’89 në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë dhe i takon xhiros së 14-të të Superligës.

Ronald Sobowale ka shënuar në minutën e 59-të për 1:0, ndërsa goli i dytë ishte autogol i Fatmir Rexhajt në minutën e 61-të.