Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alirifa i kënaqur me fitoren

Trajneri i Malishevës, Senad Alirifa është ndarë i kënaqur me fitoren e ekipit të tij.

Ai ka thënë se Malisheva reagoi shumë mirë pas humbjes që e pësoi javën e shkuar në udhëtim te Prishtina.

Malisheva triumfoi me rezultatin 4:1.

“Patëm një paraqitje të mirë dhe jam i kënaqur si me rezultatin ashtu edhe atë që treguam në fushë. Në përgjithësi jam i kënaqur me tri fitore në katër xhirot e para dhe do të vazhdojmë të punojmë për të mbajtur ritmin edhe për pjesën tjetër të edicionit”, ka thënë Alirifa.

Artikuj të ngjashëm