Trajneri i Malishevës, Senad Alirifa, ka thënë se pavarësisht përqendrimit në stërvitje në aspektin defensiv, janë shfaqur defekte në mbrojtje që u kanë kushtuar me humbje të ndeshjes.
Malisheva të dielën u mposht në udhëtim nga Ballkani, 3:2.
“Realisht, ndaj Ballkanit duhet të marrësh masa në fazën defensive. Sot luajtëm 3-5-2 që të mbrohemi më mirë dhe të dalim në kundër-zbritje. Në minutat e para ishim mirë me atë që deshëm të bëjmë. Pas golit të parë u zmbrapsëm, drastikisht ishim shumë të kthyer në mbrojtje. Kjo ndikoi te gabimet në aspektin defensiv, krijuam disa faulle pa nevojë. Koncentrimi jonë në stërvitje ishte nga ndërprerjet. Dhe në mbrojtje u shfaqën defektet. Ne duhet të përmirësohemi dhe ta rrisim nivelin e lojës. Malisheva duhet të përmirësohet në mbrojtje. Në pjesën e dytë humbëm shumë por edhe i lejuam kundërshtarit shumë lojë”, ka thënë Alirifa për “ArtMotion”.