Trajneri i Malishevës, Senad Alirifa, ka theksuar pas disfatës nga Gjilani të shtunën se skuadra e tij u mposht pas pakujdesisë në mbrojtje.
Gjilani mposhti Malishevën 1:0.
“E kemi ditur se kemi kundërshtar të rrezikshëm. Në pjesën e parë nuk konkretizuam rastet që patëm, ndërsa në pjesën e dytë bëmë disa ndryshime. Por, paralajmëruam lojtarët se Gjilani luan me topa të gjatë në krah dhe krijojnë raste. Patëm një pakujdesi në mbrojtje dhe Gjilani realizoi”, tha Alirifa, që tregoi edhe për lëndimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, Arlind Veliu.
“Veliu është kthyer nga spitali, e ka hundën e thyer. Na penalizoi lëndimi i tij, e më pas shkoi keq gjithçka”, tha Alirifa për “Art Motion” pas ndeshjes.