Gjilani e ka fituar ndeshjen e tensionuar ndaj Malishevës dhe ka mbetur në garë për kreun e tabelës.
Gjilanasit të shtunën në ndeshjen e xhiros së 22-të, fituan me rezultatin 2:1, ndonëse në fund sfida ishte e tensionuar. Madje, lojtarët e Malishevës në fundin e ndeshjes kërkuan penallti pas një dueli në zonë. Por pas shumë minutash të shpenzuara në VAR, gjyqtari kryesor i ndeshjes Lirim Jashari nuk e vlerësoi si të tillë. Te Malisheva pati protesta të mëdha nga lojtarët mysafirë, të cilët dolën edhe jashtë vijës kufizuese. Por më pas u kthyen dhe u luajtën edhe minutat e mbetur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMalisheva kishte ecuri prej katër ndeshjeve rresht pa humbje në të gjitha garat, me tri fitore e një barazim.
Malisheva të shtunën nuk e pati forcën të marrë pikë dhe u mposht 2:1 në ndeshjen që u luajt në fushën me bar sintetik në Gjilan.
Armend Thaqi shënoi për 1:0 për Gjilanin nga penalltia në minutën e 15-të.
Malisheva nuk u dorëzua dhe i barazoi shifrat në minutën e 38-të me golin me kokë nga Assane Diatta.
Tjetër penallti u konkretizua në gol në pjesën e dytë nga vendësit. Golin e dhjetë sezonal e shënoi sulmuesi Senad Jaroviq, në minutën e 70-të.
Gjilani në vendin e pestë i afrohet Malishevës që është e katërta në një pikë. Malisheva i ka 34 kurse Gjilani 33.