Trajneri i Malishevës, Sami Sermaxhaj është ndarë i kënaqur me fitoren e shënuar ndaj Prishtinës. Ai ka thënë se futbollistët e tij kanë treguar karakter të fortë në përballjen ndaj Prishtinës.
“Ishte një lojë e mirë, ku pjesa e parë ishte e nivelizuar, pasi si ne ashtu edhe Prishtina kishim raste për gola. Në pjesën e dytë ishim më të mirë, ishte një ekip me karakter të fortë. Angazhimi i lojtarëve të Malishevës ishte më i madh se kundërshtari dhe rezultoi më gol që na dha pikët e rëndësishme. Kjo tregoi se rezultati i lojës së kaluar ishte vetëm aksidental për ne, pasi këta lojtar kanë karakter dhe disiplinë të madhe”, ka thënë Sermaxhaj.
Malisheva mposhti 2:1 Prishtinën.