Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kida i lumtur me fitoren, vlerëson lojtarët e tij

Trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida është ndarë i lumtur me fitoren ndaj Prishtinës.

Ai thotë se meritat për fitore u takojnë lojtarëve të Malishevës.

“Meritat u shkojnë lojtarëve, që janë shumë të disiplinuar dhe për asnjë moment nuk kanë dalë nga skema që e kemi përgatitur. E kemi vlerësuar si finale, sepse janë pikë shumë të vlefshme. Këta djem janë të jashtëzakonshëm. Jemi mundur të instalojmë shpirtin luftarak. Nuk dorëzohen. Shpresoj që të bëjmë një kampionat të mrekullueshëm. Është skuadër që shfaq shumë karakter. Kemi mundësi të luajmë edhe lojë pozicionale dhe jam i kënaqur me karakterin e lojtarëve. Jam shumë i kënaqur. Objektivi i vetëm është t’i fitojmë ndeshjet që i kemi”, ka thënë Kida.

Malisheva triumfoi 2:0 ndaj Prishtinës.